Flash

Tentuan të vjedhin 21-vjeçarin tek ish-Fusha e Aviacionit, arrestohen të miturit

Lapsi.al 15 February 2025
Tentuan të vjedhin 21-vjeçarin tek ish-Fusha e Aviacionit,

Katër të mitur janë arrestuar te ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë, pasi tentuan të grabisnin një 21-vjeçar. Policia ka identifikuar dhe arrestuar të rinjtë, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç. Të miturit dyshohen se, ditën e djeshme, tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale një të riu.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit të një 21-vjeçari se 4 të mitur kishin tentuar t’i merrnin me dhunë sendet personale, kanë organizuar punën menjëherë dhe, pas veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të mitur, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç.', njofton policia.

Policia ka nisur hetime të mëtejshme për të zbardhur nëse këta të mitur janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera të ngjashme që kanë ndodhur në Tiranë. Materialet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI