Flash

SPAK: Grupi i Leonard Dukës planifikoi vrasjet e Ervis Martinajt

Lapsi.al 15 February 2025
SPAK: Grupi i Leonard Dukës planifikoi vrasjet e Ervis Martinajt

SPAK ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dorëzuar kërkesën për dërgimin në gjyq të 14 të pandehurve, pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, në kuadër të procedimit penal nr. 59/1, të vitit 2022. Prokuroria e Posaçme ka zbardhur disa ngjarje kriminale mes të cilave dhe kur përfshihet emri i Leonard Dukës.

Në njoftim thuhet se Leonard Duka, me masë sigurie “Arrest në burg”, akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Duka po ashtu akizohet për, krijimi dhe drejtimi i grupit të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Ndërkohë, Drianto Bardhi, me masë sigurie “Arrest në burg”, akuzohet për të njëjtat vepra penale në kuadër të grupit të drejtuar nga Leonard Duka. Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, është provuar se gjatë muajve qershor-shtator 2020, Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të realizuar vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, si pjesë e veprimtarisë së një grupi kriminal.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI