Flash

57-vjeçari në Maliq kërcënon me thikë bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur

Lapsi.al 15 February 2025
57-vjeçari në Maliq kërcënon me thikë

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi kërcënonte me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre. 57-vjeçari Bashkim Baçi ka rënë në pranga pasi një sherri për motive të dobëta. Gjatë grindjes ai ka kërcënuar të shoqen dhe të birin.

“Si rezultat i reagimit në kohë dhe  veprimeve të shpejta, është kapur dhe arrestuar shtetasi B. B., 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, njoftojnë blutë.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës thikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI