Flash

Sekuestrohen mbi 30 kg køkainë në Itali, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 14 February 2025
Sekuestrohen mbi 30 kg køkainë në Itali, arrestohet

Policia italiane ka finalizuar një operacion në Empoli për goditjen e një rrjeti narkotrafiku.

Dy persona u arrestuan, mes të cilëve një shqiptar, ndërsa u sekuestruan teksa po trafikoheshin, mbi 30 kilogramë kokainë, që vlente në tregun e pakicës disa milionë euro.

Policia informoi se shqiptari i arrestuar është 32 vjeç, kurse miku i tij italian, një 50-vjeçar.

Aksioni u krye nga oficerët në “Via della Motta”, pranë një kantieri, ku ata vunë re një italian duke mbërritur në një motoçikletë. Ai është futur në njërën prej aksesorëve të kantierit, i ndjekur nga pas nga shqiptari me makinë. Të dy, pasi kanë qëndruar për disa kohë brenda në pallat, janë drejtuar drejt një makine që ishte parkuar aty pranë.

Oficerët e policisë, të vendosur jashtë, vëzhguan 50-vjeçarin të hipte në sediljen e shoferit dhe 32-vjeçarin në sediljen e pasagjerit. Ky i fundit, nxori diçka nga bagazhi, mesa duket një nga pakot e drogës dhe më pas u kthye brenda zyrave të kantierit detar, me objektin që sapo kishte marrë.

Në atë moment, nisur nga rrethanat, kanë ndërhyrë dhe oficerët. Forca të tjera u bashkuan për kontroll dhe në total u sekuestruan 28 pako me drogë.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte futur në një dhomëz të fshehtë në pjesën e bagazhit, e sofistikuar dhe vendosur në magnet, me ndarje nën dyshemenë kryesore, informon media.

Gjithashtu u sekuestrua një peshore elektronike precize dhe materiale të ndryshme që dyshohet se përdoren për ambalazhim. Prokuroria e Firences urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të tyre dhe thellimin e hetimeve për të zbuluar organizatën e trafikut.

Të këshilluara

Në 5 qarqe lindjet ranë nga 10-19%

Rritja ekonomike e vendit nuk po përkthehet në kushte më të mira jetesë në vend, përderisa rënia e lindjeve po thellohet nga viti në viti. Në shkallë kombëtare ...

07:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI