Flash

Plotësohen vakancat në 6 prokurori, KLP miraton projekt aktin

Lapsi.al 14 February 2025
Plotësohen vakancat në 6 prokurori, KLP miraton projekt aktin

Gjashtë prokurori në vend do të plotësojnë vendet vakante, pas projekt aktit të miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në një njoftim zyrtar të KLP, thuhet se gjatë mbledhjes së zhvilluar në datat 13-14 shkurt, u miratua unanimisht projekt-akti për plotësimin e vakancave si më poshtë: Prokuroria Durrës – 5 vende; Prokuroria Elbasan – 10 vende; Prokuroria Tiranë – 10 vende; Prokuroria Shkodër – 2 vende; Prokuroria Fier – 1 vend; Prokuroria e Apelit – 3 vende.

Po ashtu, KLP miratoi renditjen e kandidatëve për pozicionet vakante Nr. 1 dhe Nr. 2 në Prokurorinë e Tiranës, sipas procedurës së transferimit me lëvizje paralele. Kandidatët e renditur janë: 1. Vitjuna Mata; 2. Gentian Habazaj dhe 3. Blerta Hamza.

Gjithashtu, Këshilli miratoi unanimisht komandimin e prokurores Pranvera Gruda si Këshilltare Ligjore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në këtë seancë, KLP vendosi të nisë procedurat e verifikimit të pasurisë dhe figurës për 26 kandidatët për magjistratë prokurorë, të cilët do të diplomohen në vitin akademik 2024-2025. Në këtë kuadër, u hodh edhe shorti për caktimin e relatorëve përkatës.

Më tej, Këshilli miratoi përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës së prokurores Dhorina Theodhori, kandidate për drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë.

Gjithashtu, Këshilli miratoi kërkesën për ushtrim të veprimtarisë jashtë funksionit për prokurorin Eni Çulli.

Në përfundim, KLP shqyrtoi dhe miratoi raportet vjetore për vitin 2024 të Komisionit të Disiplinës, Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, si dhe Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI