Flash

Janinë, gruaja shqiptare hidhet nga kati i tretë i hotelit për t’i shpëtuar burrit

Lapsi.al 14 February 2025
Janinë, gruaja shqiptare hidhet nga kati i tretë i hotelit për

Një histori e pabesueshme ka ndodhur sot në Janinë, kur një shqiptare që kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, u hodh nga çatia e një hoteli në katin e tretë, kur kuptoi se burri i saj ishte në recepsion duke e kërkuar.

Protothema shkruan se historia tragjike ka nisur të martën e kaluar kur 45-vjeçarja ka kontaktuar autoritetet dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj, me të cilin ka dy vajza, për dhunë në familje.

Oficerët e policisë filluan kërkimin e burrit, ndërsa njëkohësisht i sugjeruan denoncueses që të instalonin në celularin e saj aplikacionin e butonit panik dhe ta transferonin në një ambient të posaçëm. Ajo nuk pranoi dhe u përgjigj se do të preferonte të shkonte të qëndronte me vajzat e saj në një hotel në Janinë. Dhe kështu ndodhi.

Por teksa ajo ishte në dhomë me fëmijët e saj, kuptoi se bashkëshorti i saj kishte gjetur hotelin ku ata po qëndronin dhe se ishte në recepsion duke kërkuar të fliste me të. Pastaj ajo u frikësua aq shumë sa vendosi të hidhej nga dritarja.

Sipas informacioneve, gruaja është dërguar në spital e plagosur rëndë, por nuk ka të dhëna të mëtejshme për gjendjen e saj shëndetësore. Burri është arrestuar, por ende nuk ka prova që mund të mbajnë brenda në burg.

Nderkohe qw vajza e tyre, e cila ndodhej në dhomë kur 45-vjeçarja u hodh nga dritarja e frikësuar ka deklaruar se mes prindërve nuk ka pasur asnjë incident të dhunshëm, por vetëm kërcënime nga i ati.

“Jo, nuk ka pasur dhunë. Vetëm një kërcënim nga babai dhe nëna ime u tmerrua. Ne jetonim të gjithë së bashku, por asgjë nuk kishte ndodhur dhe nuk dinim asgjë më parë. Është një situatë shumë e vështirë për të gjithë ne dhe nëna ime nuk është mirë”, thotë vajza e 45-vjeçares, e cila ndodhet me të në spital.

Nga ana tjeter menaxheri i hotelit ku fshihej 45-vjeçarja me vajzat e saj ka treguar se gruaja është tmerruar sapo ka mësuar se 49-vjeçari ishte në katin përdhes duke e kërkuar dhe u hodh nga kati i 3-të.

“Ai erdhi këtu, në recepsion dhe po e kërkonte, po e pyeste për të. Nuk kishim dhënë asnjë informacion, as përmes telefonit. Mesa duket e ka mësuar ose nga vetja ose nga një i afërm. Dhe sapo gruaja kuptoi se ishte gjetur, ajo u hodh nga dritarja”, shpjegon ai.

Të këshilluara

Tiranë, aksident në "Don Bosko"

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Don Bosko të Tiranës. Aksidenti ka ndodhur pranë një shkolle në zonën e Don Boskos. Në aksident janë pë...

19:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI