Flash

Zbulohen fjalët e Veliajt para gjykatës: Vila në Qerret është e vjehrrës sime

Lapsi.al 12 February 2025
Zbulohen fjalët e Veliajt para gjykatës: Vila në Qerret

Dalin detaje të reja nga seanca maratonë prej 6 orësh që u mbajt këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupionit për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët.

Gjatë fjalës së tij Veliaj ka deklaruar se vila në Qerret nuk është e tij, por e prindërve të Ajola Xoxës. Ai është shprehur se nuk ka asgjë të pazakontë që lodrat e fëmijës së tij të jenë gjendur në shtëpine gjyshërve.

"Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar.

Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes", - ka deklaruar Veliaj.

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut ka kërkuar zbutje të masës, përkatësisht “hetim në gjendje të lirë kundrejt garancisë pasurore” për Erion Veliajn dhe “detyrim paraqitje” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Ndërsa prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado kanë kërkuar lënien në fuqi të masës “arrest me burg” për Veliajn dhe “arrest shtëpie” për bashkëshorten e tij. Po kështu masa të pandryshuara edhe për biznesmenët e përfshirë.

Gjyqtari Erion Bani është tërhequr për të marrë vendimin ndaj Veliajt, Xoxës dhe biznesmenëve të tjerë nën akuzë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI