Flash

Gjykata vendos për Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe 5 biznesmenët

Lapsi.al 12 February 2025
Gjykata vendos për Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe 5 biznesmenët

Pas 6 orësh seancë ditën e sotme, gjyqtari Erion Bani ka dhënë vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj duke lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për të.

Gjykatësi ka lehtësuar masën për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje" 2 herë në muaj dhe "ndalim i daljes jashtë vendit. Kjo masë më e butë ishte kërkuar edhe nga avokatët. 

Avokatët ofruan garanci pasurore për Erion Veliajn për ta lënë atë të lirë, por nuk u mor parasysh nga gjykata. Në burg do të vijojë biznesmeni Elman Abule ndërsa në detyrim paraqitje do të qëndrojnë 5 biznesmenët e tjerë. Më poshtë vendimi i plotë. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI