Flash

Kontrolle të befasishme në lokale dhe automjete në Peqin, disa të shoqëruar

Lapsi.al 12 February 2025
Kontrolle të befasishme në lokale dhe automjete në Peqin, disa

Gjatë orëve të vona të natës policia ka ushtruar kontrolle të befasishme në qytetin e Peqinit.

Kontrollet janë ushtruar në makina dhe lokale me qëllim kapjen e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, që shpërndajnë lëndë narkotike apo zhvillojnë lojëra të fatit në mënyrë të kundraligjshme. Në fokus të kontrolleve ishte edhe kapja e atyre personave të cilët janë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia natën e të martës ka patur edhe kundërshtime të pronarëve të lokaleve si edhe të qytetarëve të ndryshëm për mënyrën sesi ka vepruar policia.

Në disa raste gjatë kontrolleve bëhet me dije se ka patur edhe incidente. Ndërkohë qytetarë të ndryshëm informuan se policia ka kërkuar që t’u merrte telefonat personalë disa personave gjatë ushtrimit të kontrollit të cilët fillimisht kanë refuzuar, por më pas telefonat iu janë marrë forcërisht.

Disa persona ndërkaq janë shoqëruar për verifikim në Komisariatin e Policisë së Peqinit, ndërsa një grup qytetarësh më pas janë grumbulluara aty të revoltuar duke u kërkuar shpjegime autoriteteve për shkeljen e të drejtave të tyre gjatë kontrolleve dhe shoqërimit me forcë.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24 orëshit. Gjithash...

07:31

Nën hetim nga SPAK, reagon Klotilda Bushka

Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar sot për herë të parë pasi Prokuroria e Posaçme e ka marrën hetim për veprime të paligjshme. Bushka e cila ësh...

11:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI