Flash

Donald Trump: Zoti e bekoftë Rusinë dhe Ukrainën

Lapsi.al 12 February 2025
Donald Trump: Zoti e bekoftë Rusinë dhe Ukrainën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump thotë se biseda e tij telefonike me homologun Volodymyr Zelenskyy "ka shkuar shumë mirë".

“Ai, si presidenti Putin, dëshiron të bëjë PAQE”, ka postuar Presidenti në rrjetet sociale, raportojnë mediat e huaja.

“Diskutuam një sërë temash që kanë të bëjnë me luftën, por më së shumti takimin që po mbahet të premten në Mynih, ku Delegacionin do ta drejtojnë zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio”, ka shkruar Trump.

“Shpresoj se rezultatet e atij takimi do të jenë pozitive”, ka thënë ai më tej.

"Është koha për të ndalur këtë luftë qesharake, ku ka pasur VDEKJE dhe SHKATËRRIME masive dhe krejtësisht të panevojshme. Zoti e bekoftë popullin e Rusisë dhe Ukrainës!", tha Trump.

Kujtojmë se Trump para bisedës me Zelenskyn, zhvilloi edhe një telefonatë me Presidentin rus Vladimir Putin, ku diskutuan mbi luftën në Ukrainë.

Të këshilluara

Presidenti rumun jep dorëheqjen

Presidenti rumun Klaus Iohannis njoftoi dorëheqjen të hënën pas trysnisë në rritje nga grupet opozitare populiste, dy muaj pasi një gjykatë e lartë anuloi zgjed...

14:46

Autobusi del nga rruga, të paktën 30 viktima

Një autobus doli nga një urë autostrade në një luginë të ndotur në Guatemala City të hënën, duke vrarë të paktën 30 njerëz dhe duke bllokuar të mbijetuarit. Aut...

15:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI