Flash

Berisha: Mesazhin dixhital e dërgoi Irena Gjoka dhe Ulsi Manja

Lapsi.al 12 February 2025
Berisha: Mesazhin dixhital e dërgoi Irena Gjoka dhe Ulsi Manja

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama hyri sot në biografinë e një gjykatësi.

Berisha tha se ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai, duhet të ndjehet krenar me të shkuarën e tij se nuk është i biri i një xhelati. Sipas Berishës, Rama u përpoq ta kompleksojë gjyqtarin në fjalë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Natyrisht rrethanat kanë ndryshuar, pas përmbysjes në Uashington të perandorisë së Xhorxh Sorosit. Situata është krejtësisht tjetër me narkoshtetin shqiptar. Nuk ka më sekretar shteti të Xhorxh Sorosit që të vijë të përgëzojë Altin Dumanin se ka arrestuar liderin e opozitës, siç erdhi Antony Blinken. Nuk ndodh kjo më. Pa takuar me asnjë njeri nga opozita, takoi njeriun që kishte urdhëruar të arrestonte liderin e opozitës. Por kjo ka marrë fund dhe ky është shqetësimi i tmerrshëm i Eid Ramës.

Ai kishte përllogaritur Spakun si një satër ndaj opozitës shqiptare në mënyrë që të fitonte mandatin e katërt. Ju e patë vetë, ju e dëgjuat fjalimin e tij, hyri në biografinë e një gjykatësi që nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë. Por një gjë di, nga ato që dëgjova, ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai, duhet të ndjehet krenar me të shkuarën e tij se nuk është bir xhelati si Edi Rama. U përpoq ta kompleksojë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku.

Qytetari dixhital e morët vesh kush ishte? Irena dhe Ulsiu. Tani do nxjerrin ata një dëshmitar për të më përgënjeshtruar mua, por po të lexosh stilin e tyre, ata të dy ishin se jo më kot i drejtohej Ulsi. Lexonte këtu dhe sytë i kishte tek Ulsiu. Pra, u mor me biografitë. Çdo njeri mund të merret, por Edi Rama kurrë. Edi Rama ka trashëgimi një baba xhelat që ka firmosur varjen në litar të një poeti vigan, të një kolosi të fjalës së lirë, Havzi Nelës. Nuk ka ky asnjë lloj të drejte mbi tokë të ndalet në biografinë e kujt se është i djathtë apo i majtë. Çfarë do të jenë, të djathtë apo të majtë, janë 1 mijë herë më mirë se ai që është biri i një xhelati dhe nuk ka kërkuar të falur gjer sot për Havzi Nelën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI