Flash

Video/ Partitë e reja tallen me luajtjen mendsh të Ramës

Lapsi.al 11 February 2025
Video/ Partitë e reja tallen me luajtjen mendsh të Ramës

Skena që u shfaq në Instagram sot në mëngjes, kur Edi Rama i ra tavolinës me grusht ndërsa mërmëriste sharje në anglisht, për Arlind Qorin e Lëvizjes Bashkë është një provë se kryeministri po luan mendsh.

"E patë se si i binte tavolinës në komunikimin live me qytetarët sot në mëngjes? E ka humbur toruan sepse Erjon Veliaj, njeriu më i afërt i tij në politikë, alter egoja e tij, produkti i tij politik në të gjitha kuptimet e fjalës, por edhe bashkëpërgjegjësi në sa e sa hajdutëri dhe afera korruptive me të, është në burg" thotë Arlind Qori në një video-komunikim që ka shpërndarë në rrjetet sociale.

I ekzaltuar nga skena që dhuroi Edi Rama në rrjetet sociale, Arlind Qori rendit një sërë skandalesh korruptive të kësaj qeverie, që nga inceneratori i Tiranës, ligji i investitorëve strategjikë, kullat e Tiranës etj. Qori kërkon që këto dosje të hetohen sa më shpejt, dhe prangat që iu hodhën Veliajt të bien edhe mbi Edi Ramën, duke harruar se këto dosje janë në prokurori prej vitesh, por për asnjërën prej tyre, Edi Rama as është marrë në pyetje.

Arrestimin e Veliajt e ka përshëndetur edhe kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani që nga një video-mesazh në rrjetet sociale ripërsërit besimin në SPAK dhe thotë se e ka denoncuar fshehjen e pasurisë nga Veliaj që nga viti 2021.

"Rruga për t'u pasuruar mbi fatkeqësinë e shqiptarëve të zakonshëm, përfundon pikërisht aty, në burgun 313" u shpreh Shabani, të cilit arrestimi i Veliajt i ka përforcuar besimin në SPAK. Ndërkohë për shpërthimin që Edi Rama pati para celularit, Endri Shabani ka kujtuar batutën e famshme të avokatit të Saimir Tahirit.

"O Visi çoi dy paketa se iku edhe ky" shkruan Shabani duke shpërndarë një foto të Ramës që godet tavolinën e punës.

[video width="480" height="736" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-perplas-doren-mbi-tavoline.mp4"][/video]

Të këshilluara

Basha prezanton kandidatët për deputetë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha ka prezantuar një listë kandidatësh me të cilët subjekti që ai drejton do të garojë në zgjedhjet e ardhshme ...

20:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI