Flash

Rama: SPAK ka solidaritetin tonë, por ne do të bëjmë kritikë konstruktive

Lapsi.al 11 February 2025
Rama: SPAK ka solidaritetin tonë, por ne do të bëjmë

Duke folur për drejtësinë e re, kryeministri Edi Rama u shpreh se kreu i Prokurorisë së posaçme, Altin Dumani  është “goditur” çdo ditë e ka të gjithë solidaritetin e tij, ndërsa shtoi se mazhoranca do të bëjë një kritikë konstruktive për gjërat që nuk qëndrojnë.

"Kreu i SPAK Altin Dumani përditë është i goditur familjarisht me libër shtëpije, siç dinë të bëjnë vetëm bufi i kënetës dhe kua kua kua-të, ka të gjithë solidaritetin tonë.

Unë kam shumë respekt për punën e SPAK dhe e kam mbështetur dhe do ta mbështes. Edhe puna e SPAK ka probleme që nuk shkojnë dhe për këtë arsye sot e kam ndarë, e konsideroj të mbyllur fazën e 5 vjetëve no koment. Duhet të ndërtojmë një pozicion konstruktiv, të bëjmë sa më shumë të jemi në gjendje një kritikë konstruktive për gjërat që nuk qëndrojnë, por duke mbështetur pa asnjë rezervë në vijimësi luftën për drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale me kthjellime, përjashtuar ekstremin ver...

07:41

'Arrest shtëpie' për Ajola Xoxën

Arrestohet kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Me kërkesë të SPAK GJKKO ka firmosur masë sigurie ‘arrest me burg’ ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ...

14:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI