Flash

Hamasi do të shtyjë lirimin e pengjeve, Trump: Keni kohë deri të shtunën

Lapsi.al 11 February 2025
Hamasi do të shtyjë lirimin e pengjeve, Trump: Keni kohë deri

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur afatin e tij për të ardhmen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

“Sa më përket mua, nëse të gjithë pengjet nuk kthehen deri të shtunën në orën 12 – mendoj se është një kohë e përshtatshme – do të thosha, anulojeni dhe gjithçka është e pavlefshme, lëreni ferrin të shpërthejë,” tha ai nga zyra ovale.

Komentet e Trump erdhën pasi Hamasi tha se po vononte lirimin e pengjeve për një kohë të pacaktuar për shkak të “shkeljeve” të marrëveshjes së armëpushimit, duke bërë që ministri i mbrojtjes i Izraelit të vinte ushtrinë e vendit në gatishmëri me urdhër për t’u përgatitur për “çdo skenar në Gaza”.

Trump shtoi se ai pret që të gjithë pengjet të lirohen, “jo me pikatore dhe copa-copa”.

I pyetur nga BBC nëse ai e kishte fjalën për një hakmarrje të Izraelit kundër Hamasit kur tha “ferri do të shpërthejë”, Trump u përgjigj: “Do ta zbuloni dhe ata do ta zbulojnë gjithashtu. Hamasi do ta zbulojë çfarë dua të them.”

I pyetur nëse SHBA do të përfshihej, Trump tha: “Do të shohim çfarë do të ndodhë.” Ai gjithashtu tha se ky ishte “thjesht afati im” dhe se ende nuk ia kishte përmendur kryeministrit izraelit.

Ndërkohë, mbreti i Jordanisë, Abdullah II, ka mbërritur në Uashington, DC dhe është planifikuar të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Një gazetar e pyeti Trumpin në Zyrën Ovale se si do ta bindte mbretin për të pranuar më shumë palestinezë, gjë që Trump e ka propozuar si një zgjidhje të mundshme.

“Mendoj se ai do të pranojë, dhe mendoj se edhe vende të tjera do të pranojnë,” tha Trump. “Kanë zemër të mirë.”

Jordania dhe vende të tjera në rajon kanë kundërshtuar sugjerimin e Trumpit. Një gazetar tjetër e pyeti presidentin nëse do të ndalte ndihmën për Jordaninë dhe Egjiptin nëse nuk bien dakord për të pranuar palestinezë nga Gaza. “Po, ndoshta, pse jo? Nëse nuk e bëjnë, mund ta ndal ndihmën – po.”

Të këshilluara

Presidenti rumun jep dorëheqjen

Presidenti rumun Klaus Iohannis njoftoi dorëheqjen të hënën pas trysnisë në rritje nga grupet opozitare populiste, dy muaj pasi një gjykatë e lartë anuloi zgjed...

14:46

Autobusi del nga rruga, të paktën 30 viktima

Një autobus doli nga një urë autostrade në një luginë të ndotur në Guatemala City të hënën, duke vrarë të paktën 30 njerëz dhe duke bllokuar të mbijetuarit. Aut...

15:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI