Flash

"800 mijë euro petalja", protestë me pranga për Veliajn poshtë zyrës së Ramës (FOTO)

Lapsi.al 11 February 2025
"800 mijë euro petalja", protestë me pranga për Veliajn

Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani bashkë me aktivistët e partive të tyre, dolën sot në mbrëmje në një protestë përpara Kryeministrisë.

Ata mbanin në duar pankarta kundër Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Protesta e tyre ishte në mbështetje të drejtësisë për t’i shkuar deri në fund goditjes së korrupsionit.

Ndërkohë aktivistët mbanin në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme si “800 mijë euro petalja”, “trimi i mirë me shokët në SPAK” apo “vallja e korrupsionit i ka ditët e numëruara”.

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, mbante në duar në mënyrë simbolike edhe një palë pranga. Shihni fotot më poshtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI