Flash

Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, humb jetën këmbësorja

Lapsi.al 10 February 2025
Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, humb jetën

Një aksident me vdekje është shënuar këtë mëngjes në rrugën kombëtare Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë.

Një 65-vjeçare është përplasur për vdekje nga një mjet me targa AB257SM. Mjeti i drejtuar nga 46-vjeçari Aleksandër Misto, ka përplasur viktimën, e cila kalonte në anën tjetër të rrugës.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin e Lushnjës. Ambulanca ka shkuar në vendngjarje për të marrë trupin e viktimës së identifikuar si Hatixhe Topi, e cila këtë mëngjes kishte dalë për të shkuar në punë.

Policia e qarkullimit në vendngjarje po dokumenton aksidentin dhe po disiplinon trafikun ndërkohë që pritet eksperti i policisë për vijimin e procedurave.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI