Flash

3 skenarët/ Kush do ta marrë tani drejtimin e bashkisë së Tiranës

Lapsi.al 10 February 2025
3 skenarët/ Kush do ta marrë tani drejtimin e bashkisë së

Këtë të hënë u arrestua me urdhër të SPAK, kryebashkiaku i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ai dyshohet për korrupsion në 9 raste në bashkëpunim, si dhe për pastrim parash.

Prokuroria pretendon se, në cilësinë e kryebashkiakut, ai ka firmosur tendera dhe leje ndërtimi, ndërsa në këmbim ka përfituar ryshfet përmes kompanive apo organizatave të drejtuara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Xoxa dyshohet për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Për shkak se është nënë e një fëmije të mitur, ajo është vendosur në masë sigurie “arrest shtëpie”.

Por si do të vijojë qeverisja e kryeqytetit pas këtij zhvillimi?

Skenari i parë është që Erion Veliaj ia delegon kompetencat e drejtimit njërit prej nënkryetarëve. Bashkia e Tiranës ka 3 nënkryetarë, të cilët janë Anuela Ristani, Andi Seferi dhe Keti Luarasi.

Skenari i dytë është që Këshilli Bashkiak mblidhet dhe ia delegon drejtimin njërit prej dy nënkryetarëve. Megjithatë situata e drejtimit me një nënkryetar nuk vijon pafundësisht.

Neni 62 i Ligjit për Pushtetin Lokal parashikon se “kur një kryetar bashkie nuk paraqitet në detyrë për tre muaj”, atëherë Këshilli Bashkiak i propozon shkarkimin Këshillit të Ministrave.

Skenari i tretë është që Këshilli i Ministrave merr vendim për ta shkarkuar kryebashkiakun. Nëse ai nuk e ankimon në Gjykatën Kushtetuese, bashkia shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Basha prezanton kandidatët për deputetë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha ka prezantuar një listë kandidatësh me të cilët subjekti që ai drejton do të garojë në zgjedhjet e ardhshme ...

20:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI