Flash

Voton Glauk Konjufca, kryeparlamentari: Ditë e rëndësishme për demokracinë

Lapsi.al 9 February 2025
Voton Glauk Konjufca, kryeparlamentari: Ditë e rëndësishme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ai ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Konjufca tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë e shtetit. Ai shtoi se gjëja më e rëndësishme sot është që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

Qytetarët e Republikës së Kosovës sot ushtrojnë të drejtën e votës, në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI