Flash

Vijnë reagimet e para të partive të Kosovës pas daljes së “exit poll”-eve

Lapsi.al 9 February 2025
Vijnë reagimet e para të partive të Kosovës pas daljes

Kanë ardhur reagimet e para të partive të Kosovës pas mbylljes së kutove të votimit dhe daljes së “exit poll”-eve të para. Lëvizja Vetevendosje ka bërë një komnet në rrjetet sociale duke u kërkuar komisionerëve të mos shpërqendrohen dhe të jenë vigjilentë në numërimin e votave.

“Të dashur vëzhgues dhe komisionerëve, ju jeni mbrojtësit e vullnetit popullor andaj vigjilencë dhe përkushtim për mbrojtjen e votës. Punë të mbarë!” – thuhet në reagim duke shmangur komentet për exit poll.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka shprehur optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve, duke falënderuar qytetarët për një tjetër proces elektoral të suksesshëm.

LEXO EDHE: Dalin “exit poll”: Kush i fiton zgjedhjet në Kosovë

“I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm. Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimistë,” - ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo shtoi se pas përfundimit të zgjedhjeve, fokusi i PDK-së do të jetë tek puna për të bërë Kosovën më të mirë. 

Ndërsa kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Exit Poll-eve të para që nxjerrin fituese LVV-në. Molliqaj shkroi në Facebook se opozita nuk duhet me asnjë kusht të bëjë koalicion me Vetëvendosjen.

“Kjo është një fitore për Kosovën! Opozita nuk duhet, me asnjë kusht, të bëjë koalicion me VETËVENDOSJE. 40% nuk është megjithatë dështim, është një paralajmërim se propaganda ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike. Ne e kundërshtojmë VV-në sepse ajo e sheh shtetin si pronë dhe qytetarin si mjet. Demokracia nuk rrezikohet vetëm nga ata që sundojnë, por edhe nga ata që nuk kanë asgjë për t’i kundërvënë. Urime të gjithëve!”, - thotë ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI