Flash

Qesharake/ Trump shpall "non grata" për zyrat e shtetit ish sekretarin Blinken

Lapsi.al 9 February 2025
Qesharake/ Trump shpall "non grata" për zyrat e shtetit ish

Sa më shumë ditë kalojnë, aq më qesharake bëhet situata. Presidenti Donald Trump ka hequr lejet e sigurisë për Antony Blinken, ish-sekretarin e shtetit dhe disa njerëz të tjerë të rëndësishëm të administratës së shkuar , thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të shtunën.

Vendimi parashikon masën e ndalimit për të hyrë në zyrat e rëndësishme të shtetit duke i ndaluar informimin e përditshëm me informacione të inteligjencës, shkruajti agjensia Reuters.

Blinken është i njohur në Shqipëri si firmosësi i non Gratas për Sali Berishën dhe si një mbrojtës i madh i Edi Ramës, të cilin gjatë vizitës së fundit në Tiranë e konsideroi si nje "udhëheqës të madh" që ka fat ta ketë ky popull. Po sipas administratës aktuale ai ka qenë një politikan që ka abuzuar me dokumentat konfidenciale të inteligjencës, sidomos në rastin e djalit të Biden. Pikërisht kjo akuzë, nga vendi i tij, ngre dyshime lidhur me besueshmërinë e akteve që ka ndërrmarrë.

"Djalë i keq. Do i hiqen lejet e sigurise atij," tha Trump për ish sekretarin Blinken. "Është për t'u hequr çdo të drejtë që ai ka duke përfshirë atë që nuk mund të hyjë në ndërtesat federale" theksoi presidenti për New York Post në një intervistë ekskluzive.

Trump revokoi gjithashtu lejet e sigurisë për zëvendësprokuroren e përgjithshme të Biden, Lisa Monaco, e cila ndihmoi në koordinimin e përgjigjes së Departamentit të Drejtësisë për sulmet të 6 janarit 2021 nga mbështetësit e Trump në Kapitolin e SHBA, thanë zyrtarët të shtunën.

Ata thanë se Trump hoqi gjithashtu lejet e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James dhe Prokurorit të Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg, të cilët të dy drejtuan çështje kundër Trump.

Ish-presidentët e SHBA-së kanë marrë tradicionalisht informime të inteligjencës në mënyrë që të mund të këshillojnë presidentët aktualë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.

Në vitin 2021, Biden gjitjashtu revokoi lejen e sigurisë për Trump, i cili në atë kohë ishte ish-president.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI