Flash

Mbyllet votimi i diasporës për zgjedhjet në Kosovë, mbi 14 mijë qytetarë kanë votuar

Lapsi.al 8 February 2025
Mbyllet votimi i diasporës për zgjedhjet në Kosovë, mbi 14

Ka përfunduar procesi i votimit për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Europë. Sipas informacioneve të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë, mbi 14 mijë qytetarë në 19 shtete të botës kanë hedhur votën e tyre në ambasada dhe konsullata. Ndërkohë mbi 20 mijë qytetarë në diasporë ishin regjistruar për të votuar. Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues.

Të dielën e 9 shkurtit, qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur parlamentin e ri. Në garë për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike me 1280 kandidatë të certifikuar nga KQZ.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI