Flash

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Mashtruan biznesmenin duke u hequr si zyrtarë, arrestohet 32-vjeçari

Lapsi.al 8 February 2025
Mashtruan biznesmenin duke u hequr si zyrtarë, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Arsen Matollarin, i shpallur në kërkim ditën e djeshme, pasi së bashku me Ervis Belollarin i kanë marrë një biznesmeni 6000 euro. Dy të rinjtë kanë arritur t’i marrin paratë duke u hequr si përfaqësues të drejtuesit së një institucioni vendor.

Gjatë arrestimit policia i ka gjetur dhe sekuestruar Matollarit një shumë monetare prej 4700 euro.

Kujtojmë që Ervis Belollari u arrestua ditën e djeshme.

Njoftimi:

Vijon operacioni policor “Unknown”.

Ishte shpallur në kërkim pasi sëbashku me një 26-vjeçar (i arrestuar ditën e djeshme) i morën 6000 euro një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen 4700 euro dhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, falë dhe inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të operacionit policor “Unknown” bënë kapjen e ndalimin e shtetasit A. M., 32 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E. B (i arrestuar ditën e djeshme) kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. M., shërbimet e Policisë gjetën 4700 euro të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin me të cilin këta shtetas lëviznin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI