Flash

E rëndë/ 60-vjeçari tenton të vetëdigjet tek "Pallati me Shigjeta"

Lapsi.al 8 February 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë këtë mbrëmje. Tek Pallati me Shigjeta, në afërsi të një karburanti një 60-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse.

Si pasojë e flakëve ai ka pësuar djegje në fytyrë dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2025, rreth orës 19:05, tek Pallati me Shigjeta, në afërsi të një karburanti ka tentuar të dëmtojë veten dyshohet me lëndë djegëse shtetasi I. Q., rreth 60 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke neutralizuar përhapjen e zjarrit në trup. Shtetasi I. Q u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar djegie në fytyrë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI