Flash

Shehaj nxjerr dokumenta për Lapajn: Lidhja me trafikantët dhe manipulimi i pronave

Lapsi.al 5 February 2025
Shehaj nxjerr dokumenta për Lapajn: Lidhja me trafikantët dhe

Pas denoncimit se Adriatik Lapaj ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani nën hetim nga SPAK, që pastronte paratë e grupit kriminal “Çopja”, Agron Shehaj ka publikuar prova që sipas tij faktojnë këtë lidhje.

Në postimin e fundit, Shehaj tregon me dokumente se çfarë shërbimi i ka dhënë Lapaj kompanisë në hetim për pastrim parash nga SPAK. Sipas tij, Lapaj ka marrë përsipër regjistrimin e vendimit gjyqësor dhe nxjerrjen e certifikatës së pronësisë për një pronë miliona euroshe në bregdet.

Shehaj shton se me këtë çështje është marrë vjehrri i tij, Alltun Çela, i cili në atë kohë ishte kryetar i Gjykatës.

Lexo më tej: Lapaj i përgjigjet Shehajt pas akuzave për financim nga krimi: Shihemi në gjykatë 

Shehaj thotë se "ky sistem i korruptuar dhe i kalbur e ka ngritur Adriatik Lapajn në piedestal, i ka hapur dyert e mediave, e ka financuar dhe e ka mbrojtur, teksa shton se pas gjithë këtij teatri fshihet kryeministri Edi Rama." 

Në linkun më poshtë, në postimin e Shehajt ka komentuar Lapaj. Të dy kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Lapaj i thotë se e kanë mashtruar me dokumentat që i kanë servirur. Shehaj thotë se ai dhe vjehrri i kanë marrë shpirtin njerëzve nëpërmjet gjykatës.

Postimi i Shehajt: 

Lexo më tej: Shehaj akuzon Lapajn: I financuar nga kompania që pastronte para të krimit 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI