Flash

Plagosja me thikë në Korçë, policia identifikon autorin

Lapsi.al 5 February 2025
Plagosja me thikë në Korçë, policia identifikon autorin

Është identifikuar autori i plagosjes me thikë mbrëmjen e së martës të 40-vjeçarit Ergyst Shtylla.

Autori i dyshuar është identifikur si 39-vjeçari me iniciale D. M., dhe blutë po punojnë për kapjen e tij.

Sipas dëshmisë së Ergyst Shtyllës sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobta.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion shtesë.

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku shtetasi E. Sh, 40 vjeç, ngeli i dëmtuar me mjet prerës, ju informojmë se:

Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D M, 39 vjeç.

Shtetasi E Sh, në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D .M.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI