Flash

Orë traumatike në Suedi, çfarë dihet për tragjedinë me mbi 10 viktima?

Lapsi.al 5 February 2025
Orë traumatike në Suedi, çfarë dihet për

Në orën 12:33 të martën (04.02.) mbërriti telefonata e emergjencës në policinë suedeze. Në një kampus shkollor në qytetin Örebro, Suediqëllohet. Pastaj pati orë të tëra që ishte e paqartë, se çfarë po ndodhte. Njerëzit u bllokuan në panik në vendin e krimit si dhe përreth nga frika për jetën.

Një baba sapo kishte çuar vajzën në shkollë

"Ne dëgjuam të shtënat, por pastaj asgjë më”, rrëfeu 21-vjeçari Matte për gazetën suedeze Aftonbladet. "Mësuesit na thanë të mbyllnim dyert dhe më pas vendosëm xhaketën time mbi dyer në mënyrë që autori të mos shihte brenda. Ishte mjaft stresuese. Kjo është e vetmja gjë që mbaj mend."

Policia në fillim nuk e dinte, nëse bëhet fjalë për një apo disa autorë të krimit, apo nëse ka të dyshuar në afërsi. Shumë shkolla në afërsi mbyllen. Njerëzit në dyqane fshihen. "Më pas erdhi policia dhe më tha të shtrihesha në tokë”, thotë Magnus Håkansson, që ishte duke udhëtuar në atë zonë. "Pashë shumë gjak, shumë gjak. Në fillim nuk pashë gjë, por kur dola pashë një të vdekur të shtrirë pranë derës".

Kurse Johannes Sjöberg sapo kishte çuar vajzën në shkollë me automjet, kur pa një sërë makinash të policisë që po i vinin përballë. Nga një shok i vajzës mësoi, se ç'kishte ndodhur dhe u kthye menjëherë. Me vajzën ai komunikoi për orë të tëra me SMS. Pastaj erdhi lajmi. Ajo është në siguri. "Ajo ka parë gjak dhe tmerr aty brenda. Shumë nxënës reaguan me panik", tregon Johannes. "Një përvojë e tmerrshme."

11 viktima, mes tyre edhe autori i dyshuar

Në orët e mbrëmjes u bë e qartë: 11 viktima pas të shtënave në shkollë. Një nga të vdekurit është autori i dyshuar, u shpreh shefi i policisë së Örebro, Roberto Eid Forest. Sipas të dhënave fillestare, autori i krimit nuk ka lidhje me bandat kriminale. Policia gjithashtu nuk dyshon për motiv terrorist. "Autori i dyshuar nuk ishte i njohur më parë për ne, supozojmë se ishte një autor i vetëm,” tha Eid Forest. "Por jemi ende në fillim të hetimeve”. isa media suedeze raportuan, se personi i veshur me të zeza në fund e drejtoi armën tek vetja.

Suedia është në zi. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen. Kryeministri suedez, Ulr Kristersson bëri fjalë për një errësirë që po shtrihet mbi vend. "Ajo që nuk duhet të ndodhë ka ndodhur tani në Suedi. (...) Kemi parë dhunë brutale vdekjeprurëse kundër njerëzve të pafajshëm. Këto janë të shtënat më të këqija në historinë suedeze. Ne e dimë se shumë njerëz në Örebro janë thellësisht të dëshpëruar. Shumë fëmijë janë të frikësuar dhe të shqetësuar.” Mbreti Karl XVI. Gustaf shprehet: Ai është thellësisht i pikëlluar, shkruan ai, dhe mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre. Jo vetëm Örebro, por e gjithë Suedia është në shok pas krimit./ DW

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI