Flash

Elbasan, banorët gjejnë një arkivol në rrjedhën e përroit të Zaranikës

Lapsi.al 5 February 2025
Elbasan, banorët gjejnë një arkivol në rrjedhën e

Një ngjarje e pazakontë është evidentuar nga banorët në periferi të Elbasanit. Mësohet se sot në mesditë disa vanorë kanë parë në rrjedhën e përroit të Zaranikës një arkivol të mbyllur. Pas konstatimit të arkivolit banorët kanë njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.

Sipas deklaratave të banorëve, rasti ka lënë një gjendje të pazakontë midis qytetarëve, pasi nuk janë të qarta rrethanat që kanë çuar në vendosjen e këtij arkivoli në ujë. Policia mësohet se ka zhvilluar kontrolle të detajuar nga fillimi deri në fund të përroit.

Zyrtarët konfirmuan se, pas kontrollit, nuk është gjetur asnjë trup në gjatësinë e përroit. Ata theksojnë se janë ndërmarrë masa për të sqaruar këtë çështje, duke vazhduar punën me kamera sigurie në zonë dhe duke marrë në pyetje banorët që raportuan rastin.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI