Flash

Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca ndaj Berishës dhe Malltezit

Lapsi.al 5 February 2025
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca ndaj Berishës dhe

Është shtyrë sërish seanca paraprake për kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e tjerë për dosjen "Partizani". Bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet në datë 14 shkurt. Në gjykatën e posaçme është zhvilluar seanca për 40 minuta ku nga mbrojta e Malltezit janë paraqitur disa prova shkresore, por më pas një nga mbrojtësit ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi tjetër.

Lidhur me çështjen, Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI