Flash

Prapaskenat e takimit të Varshavës/ BE do të kthejë në ligj paktin Rama - Meloni

Lapsi.al 4 February 2025
Prapaskenat e takimit të Varshavës/ BE do të kthejë në

Komisioni Evropian do të përfshijë në ligj të ashtuquajturat “qendra kthimi” të vendosura jashtë kufijve të bllokut, siç është kampi i Gjadrit, nga të cilat migrantët mund të kthehen në shtetet e tyre të origjinës për të përshpejtuar kthimin e azilkërkuesve të refuzuar. Euronews raporton se kjo rezulton në një procesverbal të një takimi jozyrtar për punët e brendshme të zhvilluar javën e kaluar.

Gjatë takimit të mbajtur në Varshavë të enjten e kaluar, më 30 janar, komisioneri i migracionit Magnus Brunner diskutoi “idetë inovative” për menaxhimin e migracionit me përfaqësues të vendeve anëtare të Shengenit dhe institucioneve të BE-së për një ligj të ri për kthimin e emigrantëve.

Mbledhjet joformale të Këshillit janë të rregullta mes shteteve dhe institucioneve anëtare të BE-së dhe organizohen nga presidenca e radhës e Këshillit të BE-së. Këtë herë ajo udhëhiqet nga Polonia, e cila ishte mikpritëse e aktivitetit në kryeqytetin e saj.

Një zëdhënës i Komisionit nuk pranoi të komentonte për Euronews mbi informacionin e rrjedhur nga takimi. Propozimi i ardhshëm i BE-së për përshpejtimin e kthimit të emigrantëve pritet të publikohet nga Komisioni në fund të këtij muaji.

LEXO EDHE: Analiza/ “Foreign Policy”: Pse po dështojnë qendrat e Melonit në Shqipëri

Brunner ka propozuar gjatë takimit “rregulla më të forta për ndalimin” dhe “mundësinë e zhvillimit të qendrave të kthimit", sipas procesverbalit. Qendrat e kthimit janë lokacione të propozuara jashtë BE-së, ku ata të cilëve u janë refuzuar kërkesat për azil brenda bllokut mund të dërgohen përpara se të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Propozimi për qendrat e kthimit është mirëpritur dhe është përshkruar "si një pengesë e mundshme për migrimin e parregullt" nga "Austria, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Greqia, Italia, Letonia dhe Malta". Vendimet për migracionin merren me shumicë të cilësuar, që do të thotë se të paktën 15 nga 27 shtetet anëtare që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së bllokut do të duhet ta miratojnë atë.

LEXO EDHE: Analiza në “The Times”: A do ta fitojë dot Meloni luftën me gjykatat

Shtetet e tjera anëtare, si Portugalia dhe Spanja ngritën "dyshime" nga pikëpamja ligjore dhe operacionale, ndërsa të tjerë, si Irlanda dhe Belgjika, "theksuan nevojën e masave për të qenë realiste dhe të zbatueshme dhe për të respektuar të drejtat themelore". Brunner është shprehur se blloku duhet të mbetet "mendjehapur" për të eksploruar "ide të reja" për të frenuar migrimin e parregullt gjatë seancës së konfirmimit të tij në Parlamentin Evropian vjeshtën e kaluar.

Organizatat humanitare e kanë hedhur poshtë nismën, duke thënë se qendrat do të çojnë në ndalime të pafundme dhe vuajtje të shumta. Ligji aktual i BE-së i ndalon autoritetet të dërgojnë emigrantë kundër dëshirës së tyre në vende me të cilat ata nuk kanë lidhje. Por presioni politik për të avancuar dëbimet po i anashkalon këto paralajmërime, duke nxitur një qasje më të ashpër në shumë shtete anëtare.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen i miratoi fuqimisht “nyjet e kthimit” në një letër drejtuar liderëve të BE-së tetorin e kaluar. Në letër, Von der Leyen shkruan se edhe protokolli i rënë dakord midis Italisë dhe Shqipërisë, i cili po përballet me sfida ligjore mund të përcaktojë hapat e ardhshëm të politikës së migracionit të BE-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI