Flash

Pasardhësi i Janullatos/ Rama: Amaneti i tij nuk lë shteg për hipoteza

Lapsi.al 4 February 2025
Pasardhësi i Janullatos/ Rama: Amaneti i tij nuk lë shteg për

Kryeministri Edi Rama, është pyetur sot nga komentuesit edhe në lidhje me pasardhësin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, nëse do të jetë grek apo shqiptar.

Lidhur me këtë Rama është shprehur se vetë Kryepeshkopi e ka lënë amanet me gojë se pasardhësi i tij do të jetë shqiptar. Rama shton se ky amanet i Kryepeshkopit nuk lë shteg për hipoteza.

"Unë besoj se me amanetin e tij publik në shtypin grek pak kohë para se të ndahej nga jeta, ai ka mbyllur të gjitha gojët dhe nuk ka lënë shteg për askënd për të ngritur hipoteza për rolin, figurën, bilancin historik të qëndrimit të tij në krye të Kishës Autoqefale. Ai ka thënë që pasardhësi im do të jetë shqiptar, ku ka thënë se ne nuk kemi shkuar në Shqipëri për të ndërtuar një koloni, por për një Kishë Autoqefale dhe njësoj siç ne, pra grekët, nuk e përfytyrojmë dot në Greqi një Kryepeshkop serb apo bullgar, si mund të përfytyrohet në Shqipëri dikush tjetër, përveç se një Kryepeshkop shqiptar.

Ndërkohë që në momentin e ardhjes së tij, ishte e pashmangshme vendosja e një Kryepeshkopi jo shqiptar, ne nuk e kishim mundësinë të kishim një kryepeshkop shqiptar. Kjo është e thjeshtë dhe të gjithë teoritë e konspiracionit dhe luftërat imagjinare të bazuara nga frymëzimet e shekullit të kaluar, ku patriotët shqiptarë kanë pasur probleme të rënda dhe kanë humbur jetën nga rryma të ndryshme të kishës, janë të pavend sot ne shekullin e 21",- u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI