Flash

ISHP: Kalon piku i gripit

Lapsi.al 4 February 2025
ISHP: Kalon piku i gripit

Situata e gripit në vend drejt normalizimit, teksa tashmë është lënë mbrapa piku, i cili shënonte shifra epidemiologjike. Sipas Institutit të Shëndetit Publik kurba e të prekurve me grip dhe viruset e ndryshme që janë në qarkullim ka pësuar rënie me 2 mijë më pak të prekur në muajin shkurt.

Pavarësisht kësaj, ekspertët e ISHP-së, vijojnë të këshillojnë qytetarët për të aplikuar vaksinën antigrip, si mbrojtjen më të mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore që shkaktohen nga virusi i gripit. Krahas vaksinës, mjeku Artan Simaku thekson konsultën me mjekun e familjes, si dhe shmangien e marrjes së antibiotikëve pa një recetë.

“Është shumë e rëndësishme që asnjëherë nuk është vonë për vaksinimin, nëse s’janë vaksinuar në tetor të paraqiten në QSH, gjithashtu edhe shenjat nuk duhen të neglizhohen, por të paraqiten tek mjeku i familjes. Por të shmangin Farmacitë, nënat me fëmijë të vegjël mos të shkojnë direkt tek urgjencat, por të marrin kontakt tek mjeku i familjes. Gripi është sëmundje e zakonshme, por, duhet pasur kujdes sidomos nga grupet me risk të popullatës.”, tha mjeku.

Sipas ekspertëve janë duke qarkulluar disa viruse paralelisht por, dominojnë ato të gripit, A dhe B, dhe më shumë nëntipi AH1N1, dhe ai AH3N2. Po ashtu në qarkullim është edhe virusi sinsincial, i cili orek më shumë të vegjlit, si dhe Covid-19, edhe pse me raste shumë të pakëta. “Mbizotëron gripi, në bashkëqarkullim të Covid 19 dhe virusit sinsincial, kryesisht tek fëmijët e vegjë dhe virozat e tjera respiratore. Nga gripi qarkullojnë tipet A dhe B. Nga A, AH1, AH3…”, shtoi ai.

Mjekët vijojnë të bëjnë thirrje për mos neglizhim të shenjave klasike të gripit si temperaturë e lartë mbi 38, e cila mund të zgjasë për 4-5 ditë, skuqje e syve, apo dhimbje koke e përkohshme. Ndërsa theksin e vendosin edhe tek masat parandaluese, ku krahas vaksinimit, kërkojnë mbajtja e higjienës personale, shmangie të grumbullimeve, apo mbajtjen e maskës mbrojtëse.

Të këshilluara

Tërmet në Shqipëri (Detaje)

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar në vendin tonë këtë pasdite. Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Pukës. Nuk raportohet ...

16:03

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI