Flash

Vota e diasporës/ Mbi 123 mijë shqiptarë kanë aplikuar për regjistrim

Lapsi.al 1 February 2025
Vota e diasporës/ Mbi 123 mijë shqiptarë kanë aplikuar

123,244 shqiptarë kanë bërë kërkesë për regjistrim në Platformën Elektronike për Regjistrimin (PER) e votuesve nga jashtë, që prej datës 11 janar 2025.

Sipas shifrave të publikuara nga KQZ, janë 120,510 kërkesa të shqyrtuara dhe janë miratuar 75,932. Shtetasit shqiptarë me banim jashtë vendit mund të aplikojnë sërish për të votuar nga aty ku jetojnë me postë.

Shumica e aplikimeve vijojnë të jetë nga meshkujt, moshat e reja, ndërsa sa i përket vendeve ku jetojnë personat që kanë aplikuar, në krye vijon të mbetet Italia.

KQZ fton qytetarët që të shkarkojnë aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose të vizitojnë www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votojnë nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI