Flash

Vidhnin biznese e banesa, arrestohen dy "skifterë" në Tiranë

Lapsi.al 1 February 2025
Vidhnin biznese e banesa, arrestohen dy "skifterë" në

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi kryenin vjedhje të banesave dhe subjekteve në kryeqytet.

A.L., 35 vjeç dhe E.M., 32 vjeç, të dy me precedent kriminal për vjedhje, u arrestuan nga policia, teksa iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, sende si të Policisë, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera, që u gjetën në banesën e njërit prej të arrestuarve.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, ditën e djeshme, pasi kishin vjedhur një biçikletë. Nga veprimet hetimore dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 19.01.2025, kanë vjedhur me thyerje në një biznes, disa pajisje elektronike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Meta: Do zgjidhem deputet nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mori pjesë këtë të shtunë në punimet e Konventës së Tiranës të forcës politike që ai drejton. Përmes një lidhjeje ...

13:57

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI