Flash

Këlliçi: Prova të reja për korrupsionin 50 mln eurosh e të afërmit të kryeministrit

Lapsi.al 1 February 2025
Këlliçi: Prova të reja për korrupsionin 50 mln eurosh e

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi deklaroi sot se do të dërgohen prova të reja në SPAK, për një korrupsion 50 milionë eurosh të Armand Frangut, baxhanakut të kryeministrit Edi Rama.

Këlliçi duke iu referuar akuzave të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, tha se kompania ABS e shtetasit Gerond Meçe, është një ‘prestanome’ e baxhanakut të Edi Ramës, Armand Frangut, e cila ka përfituar mbi 50 milionë euro tendera nga AKSH-i.

“Pak ditë më parë, ish nr.2 i Qeverisë Rama dhe bashkëpunëtori më i afërt politik i kryeministrit për një dekadë, ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj, tronditi opinionin publik me akuzat e rënda për organizatën kriminale, që drejton sipas tij Edi Rama. Nën thirrjen ‘ndiqni paranë’ Ahmetaj drejtoi akuza të forta ndaj Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt, duke folur për qindra milionë euro të grabitura në aferën e tunelit të Llogarasë, në institucionin e AKSH-it, në inceneratorin fantazmë të Tiranës, në konçensionet e shumta dhe lejet e ndërtimit në kryeqytet. Indicie të qarta për të arritur në rrënjët e asaj që e cilësoi si sindikatë të vërtetë krimi, që ka shkaktuar dëm miliarda eurosh në kurriz të shqiptarëve.

Sipas ish zv. Kryeministrit, kompania ABS e shtetasit Gerond Meçe, është një ‘prestanome’ e baxhanakut të Edi Ramës, Armand Frangut, e cila ka përfituar mbi 50 milionë euro tendera nga AKSH-i. Dhe për të justifikuar çmimet e tejfryra të këtyre tenderave korruptivë është hapur një tjetër kompani e quajtur AIBS.

Emisioni investigativ PLUG faktoi këtë akuzë, duke vërtetuar me dokumente se shtetasi Gerond Meçe, dikur ortak në biznes i baxhanakut të Edi Ramës, gjatë kohës së pushtetit të këtij të fundit ka përfituar plot 54 milionë euro tendera. Pjesë nga paratë publike të këtyre tenderave me vlera marramendëse, tashmë faktuar nga PLUG, kalojnë në kompaninë SIRMA të Armand Frangut, baxhanakut të kryeministrit.

Një tjetër gjetje skandaloze nga kërkimi në kohë rekord i emisionit PLUG, ishte se Gerond Meçes, tenderat ia firmoste motra e gruas, drejtoreshë e sistemeve E-Gov në AKSH. E sikur të mos mjaftonte, në një akt skandaloz ajo jo vetëm që firmoste tenderat, por bënte edhe mbikëqyrjen e zbatimit të kontratës për kunatin e saj. Përsa i përket kompanisë tjetër të Gerond Meçes, AIBS, në vetëm 48 orë, emisioni PLUG faktoi se ajo ishte krijuar enkas për të fryrë shpenzimet e kompanisë mëmë ABS. Faktet flasin vetë: AIBS ka qarkulluar 9.5 milionë euro të marra nga kompania ABS dhe ka dalë me fitim plot 8,5 milionë euro, thënë ndryshe me një normë fitimi mbi 80%, rast mbase ky unikal në botë për normën e fitimit të një kompanie, që ka të njëjtët punonjës me kompaninë mëmë”, vijoi ish-deputeti demokrat.

Për të gjitha këto gjetje dhe për të tjera që po mblidhen nga Grupi i Ekspertëve pranë PD-së, do të depozitohet një kallëzim penal i plotë pranë SPAK-ut. Meqë ky institucion ka plot 5 vite që nuk gjen dot atë çka gazetarët kurajozë dhe profesionistë gjetën në më pak se 72 orë, le të shërbejë ky kallëzim si ndihmë solidare nga media e lirë dhe opozita për ‘heronjtë’ e fëmijëve tanë”, deklaroi Këlliçi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI