Flash

Forcat amerikane sulmojnë ISIS në Somali, Trump: Kërcënuan SHBA-në dhe aleatët tanë

Lapsi.al 1 February 2025
Forcat amerikane sulmojnë ISIS në Somali, Trump: Kërcënuan

Forcat amerikane kryen sot sulme ajrore ndaj ISIS dhe objektivat e lidhura me grupin terrorist në Somali me urdhër të presidentit Trump.

Ndërsa ushtria amerikane ka goditur në mënyrë rutinore objektivat në Afrikën Lindore në vitet e fundit, këto do të jenë ndër të parat që Trump urdhëron gjatë mandatit të tij të dytë.

“Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore të sakta ndaj planifikuesit kryesor te sulmeve të ISIS dhe terroristëve të tjerë që ai rekrutoi e udhëhoqi në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënuan Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë. Sulmet shkatërruan shpellat ku ata jetojnë dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar asnjë civil. Ushtria jonë i ka vënë në shënjestër.’ “, shkroi Trump në X.

Objektivat e mëparshme të sulmeve të SHBA-së në Somali përfshijnë luftëtarët nga ISIS dhe grupi al-Shabaab, i cili është i lidhur me Al Qaedan.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI