Flash

Udhëtimi i parë jashtë vendit/ Berisha niset sot drejt Gjermanisë

Lapsi.al 31 January 2025
Udhëtimi i parë jashtë vendit/ Berisha niset sot drejt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të niset sot drejt Gjermanisë. Ai do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani, pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.

Kongresi elektoral i CDU-së, i cili vjen pak javë përpara zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani, mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Më 24 janar, Prokuroria e Posaçme pranoi kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës për të mos u paraqitur më 3 shkurt në SPAK në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". Kërkesa e paraqitur nga avokati i tij u miratua nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Arsyeja e mosparaqitjes ishte udhëtimi i Berishës drejt Gjermanisë. Berisha do të paraqitet në SPAK, të hënën e tretë të muajit shkurt.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI