Flash

Resortet me 4 dhe 5 yje përjashtim nga taksat për 10 vite

Lapsi.al 31 January 2025
Resortet me 4 dhe 5 yje përjashtim nga taksat për 10 vite

Hotelet dhe resortet me 4 apo 5 yje që përfitojnë statusin special do të përjashtohen për 10 vite nga taksat. Kuvendi tashmë ka zyrtarizuar përmes kartonëve kërkesën e bërë nga Blendi Klosi duke e shtyrë afatin për përfitimin e këtij statusi deri në dhjetor 2026.

Kjo praktikë e qeverisë e nisur me një paketë të veçantë vite më parë nën argumentin e nxitjes së strukturave me kapacitet të konsiderueshëm dhe me marka ndërkombëtare është kundërshtuar shpesh nga opozita dhe ekspertët.

Në disa raste sipas zërave të sektorit kjo praktikë është shfrytëzuar si një mënyrë për të shmangur taksat në ndërtime multifunksionale ku një përqindje e vogël e saj është kthyer në strukturë akomoduese me një emër markë ndërkombëtare.

Kuvendi ka miratuar me 73 vota pro, 1 kundër projektligjin “Për investimet strategjike” që lë afat për investitorët e interesuar për të përfituar nga ky ligj dhjetorin 2026. Investitorët strategjikë përfitojnë nga një seri lehtësisht të lidhura qoftë me aspektet burokratike ashtu edhe me investimet në terren në funksion të subjektit përfitues çka do të thotë investime në ujësjellës, energji, rrugë aksesi por edhe tokë në dispozicion për shfrytëzim siç ka ndodhur me disa prej investimeve të bëra kryesisht në bregdet.

Një tjetër projektligj i miratuat po dje ishte ai për “Tatimin mbi të Ardhurat” që përjashton subjektet që kanë status special të përfitojnë nga tatimi mbi të ardhurat deri në fund të vitit 2026.Bëhet fjalë për resorte që kanë marrëveshje me marka ndërkombëtare të cilat duan që të investojnë në këtë sektor dhe që mund të shprehin tashmë interes deri në fund të 2026-ës.

Lidhur me projektligjin e dytë duket se zërat kundër kanë qenë edhe brenda përfaqësuesve të qeverisë por pavarësisht kësaj miratimi i ligjit u bë me 68 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim./ Monitor

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI