Flash

Këngëtari italian Al Bano: Më kanë ftuar në Rusi për të festuar fundin e luftës

Lapsi.al 31 January 2025
Këngëtari italian Al Bano: Më kanë ftuar në Rusi

Europa po shpreson që fundi i luftës Ukrainë-Rusi të jetë sa më afër. Ndonëse ende nuk ka pasur ndonjë afat ekzakt për këtë, këngëtari Al Bano duket se dha një indikacion se kur mund të marrë fund ky konflikt.

Në një intervistë për mediat italiane, këngëtari ka thënë: “Më telefonoi dikush dje nga Moska dhe më tha: Për shtatorin, ose maksimumi në tetor bëhu gati të vish në Moskë për të dalë në Red Square (shesh), në një koncert për festuar paqen”.

Al Bano shpreson se presidenti i SHBA-së Donald Trump do të bëjë diçka për t'i rikthyer stabilitetin Evropës dhe për t'i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë.

"Trump dëshiron paqen dhe autorësinë e kësaj paqeje, kjo është e vërteta e pastër dhe thelbësore. Ai është dikush që i mban premtimet, ai nuk është një nga shumë persona që vetëm premton. Trump ka fabrika armësh dhe luftë, është menaxher, sipërmarrës, dhe punon mirë nëse ka paqe përreth”, ka thënë ai

Më 24 shkurt 2022, Rusia filloi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës, fqinjit të saj në jugperëndim, duke shënuar një përshkallëzim të madh të luftës ruso-ukrainase në vazhdim që filloi në vitin 2014.

Të këshilluara

Shpërthim me eksploziv në Shkodër

Një sasi me lëndë eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus. Policia ka mb...

08:02

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella m...

07:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI