Flash

Berisha pret deputetët konservatorë britanikë: Vota e diasporës, kyçe për ndryshimin

Lapsi.al 31 January 2025
Berisha pret deputetët konservatorë britanikë: Vota e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti dje ne seline e PD, deputetët konservatorë britanikë Andreë Rosindell (ministër për Marrëdhëniet me Jashtë), z. Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), znj. Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore dhe z. Pierre Plumeajau, këshilltar.

Temat e bisedës u përqendruan te vështirësitë e mëdha të krijuara nga keqqeverisja e Rames dhe ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend, e po ashtu domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe që do çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve. Berisha informoi deputetet britanike për përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik dhe per shpopullimin drastik të vendit si dhe luftën frontale për asgjësimin e opozitës.

Programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme do të jetë transformues për Shqipërie theksoi kryetari i PD. Berisha mirëpriti dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit për luftën kundër narkoshtetit dhe rënien e tij. Ai theksoi se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI