Flash

6.2 ballë, tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë

Lapsi.al 31 January 2025
6.2 ballë, tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur provincën Aceh në Indonezi të premten, sipas agjencisë gjeofizike të vendit. Tërmeti kishte një thellësi prej 29 kilometrash dhe agjencia tha se nuk kishte mundësi për tsunami. Gjithashtu deri më tani, nuk është raportuar për viktima por vetëm dëme materiale.

Tërmeti ringjalli kujtimet e cunamit të Oqeanit Indian të vitit 2004, i cili shkatërroi Aceh dhe rajonet përreth. Ngjarja katastrofike, e shkaktuar nga një tërmet me magnitudë 9.1 në brigjet e Sumatrës, vrau mbi 170,000 njerëz në Indonezi dhe zhvendosi miliona të tjerë nëpër disa vende.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI