Flash

Rama: Janullatos punoi për ringritjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë

Lapsi.al 30 January 2025
Rama: Janullatos punoi për ringritjen e Kishës Autoqefale të

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e lamtumirës për kryepeshkopin Anastas Janullatos. Rama u shpreh se sot komuneti ortodoks është në zi. Ai theksoi se jeta e Kryepeshkopit Anastas ishte fort kuptimplote ndërsa theksoi se të gjithë e besojnë.

“Komuniteti ortodoks është sot në zi, kryepeshkopi Antatas e përfundoi detyrën e tij sipas rendit të aposutjve. Jeta e tij, fort e gjatë, por mbi të gjitha fortkuptimplotë, ishte një jetë për kishën, në atë kuptim plenar që merr, mbajtur 1700 vjet më parë, nën kujdesin e Kostanidnit në madh. Plot 33 vite ungjillëzim në viset e Shqipërisë, janë një shfër teje domethënëse. Jeta e tij Anastas Janullatos, ishte një jetë tërësisht e përmbyshur, u realizua ëndrra e një fëmije. Kur isha fëmijë, kujtonte kryepeshkopi, nuk më mjaftonte t’i jepja diçka eprëndisë, por doja t’i jepesha plotësisht atij.”, theksoi Rama.

Rama shtoi se në këto 33 vite në 3 vitet e para u bë ringjallja e kishës Ortodokse Shqiptare si dhe për të punuar në ringritjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë. Kryeministri Rama komentoi edhe praninë e homologut të tij grek në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit. Rama thekson se Mitsotakis tha mesazhin e pandashmërisë mes dy vendeve në ditë të bardha dhe ditë të zeza.

"Veprat e tij në krye të Kishës janë admiruar, bekuar, qortuar dhe deri anatemuar. Janë shfaqur pasionet më kontradiktore kur ka ardhur puna te veprimtaria që mori përsipër dhe zjarret e fqinjësisë sonë fëmijërore. Kjo dëshmon për stoicizmin e bariut, në një kohë kur gjithnjë e më shumë ka nga ata që shkojnë nga fryn era. Përtej atyre zjarreve të ndezur dhe të shuara më pas si një hall në oborrin e përbashkët, përtej dyshimeve në lagjen tonë ballkanike, askush nuk e ve dot në dyshim autencitetit e bariut.

Gjithë çfarë mban rruzulli me njerëz të nderuar të fesë, përmes dialogut ndërfetar, deri te çdo kryetar shteti që njohu, ia patën zili Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me siguri këtë opinion bashkëndan me mua edhe kryeministri Mitsotakis, që vjen sot për të nderuar Kryepeshkopin dhe Kishën Ortodokse të Shqipërisë. Duke dhënë mesazhin e pandashmërisë mes dy vendeve në ditë të bardha dhe ditë të zeza," tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI