Flash

Nuk ndalen studentët në Serbi, nisin marshimin në këmbë nga Beogradi për në Novi Sad

Lapsi.al 30 January 2025
Nuk ndalen studentët në Serbi, nisin marshimin në këmbë

Studentët serbë janë nisur këmbë nga Beogradi për në Novi Sad me sloganin “Një hap larg drejtësisë”. Ata do të ndalojnë në disa pika përpara se të arrijnë në Novi Sad. Studentët do të përshkojnë 80 kilometra në marshin dyditor, raportoi Danas.

Një grup i dytë i studentëve do të nisen po ashtu nga Beogradi të premten, por me biçikleta.

Synimi është që të bllokojnë tri ura në Novi Sad më 1 shkurt, që shënon tre muaj nga shembja e strehës së një stacioni treni ku humbën jetën 15 persona.

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka thënë se ministria do të sigurojë rrugën për ecjen e studentëve. Trafiku gjatë rrugës së tyre do të jetë i ndalur. Policë, ambulanca e cisterna me ujë do të vendosen përpara dhe prapa kolonës së studentëve.

Protestat në Serbi kanë nisur që pas 1 nëntorit kur vdiqën 15 personat. Që atëherë protestuesit kanë kërkuar nga autoritetet publikimin e dokumentacionit të plotë mbi rinovimin e stacionit, për të përcaktuar përgjegjësinë penale për aksidentin. Ata gjithashtu kërkojnë ndjekjen penale të të gjithë sulmuesve ndaj studentëve dhe profesorëve gjatë protestave pas aksidentit në Novi Sad.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI