Flash

Marrëveshja/ 5 emigrantë do kthehen në Itali, 44 dërgohen në kampin e Gjadrit

Lapsi.al 29 January 2025
Marrëveshja/ 5 emigrantë do kthehen në Itali, 44 dërgohen

Ka përfunduar rreth mesnate verifikimi i emigrantëve, të cilët mbërritën mëngjesin e së martës në portin e Shëngjinit, nga anija e marinës italiane “Casiopea”. Pas procedurave që zgjaten rreth 13 orë u vendos që 5 prej emigrantëve të kthehen në Itali pasi rezultuan minorenë ose me probleme shëndetësore, ndërsa 44 të tjerët u dërguan në tre grupe në kampin e Gjadrit.

Transporti i tyre me autobus u bë nën masa të rrepta siguria, ku shoqëroheshin nga Policia Shqiptare dhe karabinierët italianë.

44 emigrantët do të presin në tokën shqiptare fillimisht vendimin e Gjykatës së Romës që pritet të vendosë brenda 48 orëve për vlefshmërinë e mbajtjes së tyre në vendin tonë dhe më pas një përgjigje për kërkesën e tyre për azil. Shumica e emigrantëve ishin nga Bangladeshi, ndërsa pjesa tjetër vinin nga Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.

Ky kontingjent i tretë i emigrantëve mbërriti pas 2 muajsh pezullim të marrëveshjes Rama-Meloni për shkak të vendimeve të gjykatave në Itali që urdhëruan në dy rastet e para, dërgimin e emigrantëve në vendin fqinj.

Kjo pasi Gjykata e Romës nuk konfirmoi si të ligjshëm ndalimin e tyre për shkak se vendet e tyre të origjinës nuk ishin “të sigurt” në të gjithë territorin. Për këtë, qeveria italiane miratoi një dekret të veçantë që sipas saj u mbështet edhe nga Gjykata e Kasacionit. Megjithatë fjalën e fundit për këtë çështje do ta thotë Gjykata Europiane e Drejtësisë që pritet të shprehet në 25 Shkurt.

Të këshilluara

Berisha: Protesta e radhës më 8 shkurt

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot datën e zhvillimit të protestës së radhës nga opozita. Berisha tha se protesta e radhës do të mbahet të sht...

13:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI