Flash

Mbërrin në Shëngjin anija italiane me 49 emigrantë të paligjshëm

Lapsi.al 28 January 2025
Mbërrin në Shëngjin anija italiane me 49 emigrantë të

Anija e marinës italiane "Cassiopea", me 49 emigrantë të paligjshëm në bord, ka mbërritur në Shëngjin. Anija me emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi u nis nga Lampedusa dy ditë më parë.

Emigrantët do të zbresin dhe nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor. Pas këtyre proceduarave do të transferohen drejt Gjadrit. Ky është operacioni i tretë për të strehuar e emigrantë në Gjadër, pasi 2 të parët dështuan.

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët u riaktivizua pas një pauze më shumë se dy mujore. Qeveria italiane u fut në një betejë me gjyqësorin për shkak të listës së vendeve të origjinës dhe azilkërkuesve, e cila pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE. Më 30 dhjetor 2024, gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj, të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta.

Ndër të tjera për pjesën e listës të vendeve të sigurta, gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e ministrit të Jashtëm dhe ministrave të tjerë.

Të këshilluara

Fuqia e artit në Credins Bank

Arti si nje fushe me nje rol te jashtezakonshem ne emancipimin e nje vendi, ka nje fuqi unike per te transformuar mendjen dhe shpirtin tone. Duke e konsideruar ...

13:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI