Flash

Kërcënimet e Trumpit për Groenlandën, Danimarka forcon praninë ushtarake në Arktik

Lapsi.al 28 January 2025
Kërcënimet e Trumpit për Groenlandën, Danimarka forcon

Presidenti amerikan Trump ka shprehur vazhdimisht interes për Groenlandën, e cila zyrtarisht i përket Danimarkës. Tani qeveria daneze dëshiron të forcojë ushtrinë e saj në rajon. Danimarka planifikon të investojë rreth dy miliardë euro për të rritur sigurinë në rajonin e rëndësishëm strategjik të Arktikut. Qeveria daneze ra dakord për këtë me një shumicë të gjerë të partive parlamentare dhe në bashkëpunim të ngushtë me qeveritë e ishujve Faroe dhe Groenlandës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Kopenhagë.

"Ne duhet të përballemi me faktin se në Arktik dhe Atlantikun e Veriut ka sfida serioze për sigurinë dhe mbrojtjen”, tha ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen. Prandaj për sigurinë e rajonit do të investohen 14.6 miliardë korona (1.95 miliardë euro).

Më shumë anije dhe dronë danezë në Arktik

Paratë do të përdoren për të blerë tri anije të reja për Marinën Arktike, dy dronë shtesë me rreze të gjatë veprimi si dhe satelitë për një mbikëqyrje më të mirë. Pas më shumë se një dekade shkurtimesh drastike të shpenzimeve të mbrojtjes Danimarka caktoi në buxhetin e vitit të kaluar 190 miliardë korona daneze (rreth 25.5 miliardë euro) për ushtrinë e saj. Këtë para do të përdoren për një periudhë dhjetëvjeçare dhe një pjesë e tyre janë caktuar për Arktikun.

Megjithëse Danimarka është përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen e Groenlandës, prania e ushtrisë daneze në këtë ishull është e kufizuar. Danimarka ka aktualisht në Groenlandë katër anije të vjetëruara inspektimi, një avion vëzhgimi Challenger dhe dymbëdhjetë patrulla slitash me qen për të mbikqyryr një territor katër herë më të madh se Franca.

Marrëveshje e dytë për mbrojtjen brenda verës

Përveç forcimit të pranisë ushtarake Danimarka, ishujt Faroe dhe Groenlanda ranë dakord që deri në verë të negociojnë një marrëveshje të dytë për parandalimin dhe mbrojtjen. Situata e sigurisë e kërkon këtë, tha Ministria daneze e Mbrojtjes në deklaratën e saj. Qëllimi i marrëveshjes është të përmirësojë mbikqyrjen dhe të forcojë sovranitetin e rajoneve. Po ashtu rëndësi vendimtare ka edhe mbështetja e aleatëve të ngushtë dhe e NATO-s për të zgjidhur detyrat në Arktik dhe në Atlantikun e Veriut, për të forcuar mbrojtjen dhe sigurinë. Duke prezantuar marrëveshjen në Kopenhagë e ngarkuara e Groenlandës për politikën e jashtme, Vivian Motzfeldt, u shpreh për një ditë historike.

Pretendimet e Trumpit për Groenlandën

Njoftimi për marrëveshjen për mbrojtjen vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump po përsërit vazhdimisht pretendimet e tij për ta vënë Groenlandën nën kontroll. Groenlanda, e cila ka rreth 57,000 banorë, ka rëndësi strategjike për SHBA-të, të cilat kanë aty një bazë të forcave ajrore me sistem paralajmërimi të hershëm për raketat balistike. Kryeqyteti i Groenlandës, Nuuk, është më afër Nju Jorkut sesa Kopenhagës. Nën akujt e Groenlandës ka gjithashtu burime të mëdha mineralesh./ DW

Të këshilluara

Fuqia e artit në Credins Bank

Arti si nje fushe me nje rol te jashtezakonshem ne emancipimin e nje vendi, ka nje fuqi unike per te transformuar mendjen dhe shpirtin tone. Duke e konsideruar ...

13:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI