Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Personat para dhe tetraplegjikë kanë mungesë të mjete levizëse

Lapsi.al 27 January 2025
Personat para dhe tetraplegjikë kanë mungesë të mjete

Në Shqipëri numërohen rreth 6800 persona para dhe tetraplegjikë, të cilët kanë vështirësi në lëvizje. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, shumë prej tyre nuk kanë mjete të përshtatshme për lëvizje gjë që vështirëson integrimin e tyre në komunitet. Sipas përfaqësuesve të shoqatës së para dhe tetraplegjikëve, shteti nuk po iu ofron siç duhet mbështetje për paisjen me mjete lëvizëse dhe se shumica e këtyre mjeteve sigurohen nga organizata të huaja humanitare.

Paulin Mirashi 15 vite më parë pësoi një aksident në rrugë, si pasojë e të cilës ai mbeti në një karrocë me rrota. I vetëm ai përballet çdo ditë me vështirësitë e jetesës, të lëvizjes, por dhe trajtimit mjekësor. Paulini thotë se mbështetja e vetme është pagesa prej trembëdhjetë mijë lekësh, që merr çdo muaj nga shteti, si dhe ndihma nga shoqata e para-tetraplegjikëve në Shkodër.

“Problemi kryesor është tek spitali ku nuk arrijmë të marrim shërbime sepse vizitat i kanë vendosur në kat të dytë, të tretë, apo të katërt të spitalit, ku ne nuk jemi në gjendje të shkojmë. Unë nuk kam shoqërues. Jam i detyruar të dal me këtë karrocën me rrota", tregon ai.

Sipas regjistrimit të popullsisë dhe banesave të vitit 2023, në Shqipëri 6,5 përqind e popullsisë së moshës 5 vjeç e lart kanë një formë të aftësisë së kufizuar, ku lloji më i zakonshëm është ai i vështirësive në ‘Ecje ose ngjitje të shkallëve’.

Ndërsa, sipas shoqatës së personave para dhe tetraplegjikë në Shqipëri numërohen rreth 6800 persona para dhe tetraplegjikë, një pjesë e të cilëve vazhdojnë të përballen me mungesën e mjeteve të përshtatshme për lëvizje në rrugë.

Marinela Shpendi thotë se ka nevojë për një karrocë elektrike se ajo e ndihmon shumë për të dalë. Ndërsa Brikena Seferi thotë se kryesore janë nevojat e tyre financiare. Ajo thotë se kanë nevojë që të përfshihen në aktivitete, shëtitje të organizuara qoftë edhe një herë në 6 muaj apo një vit.

Për drejtuesin e shoqatës së para dhe tetraplegjikëve në Shkodër, Saimir Ustabeqirin, pa mjete të përshatshme për lëvizje nuk mund të flitet për mundësi të integrimit të personave me aftësi të kufizuar . Sipas tij, institucionet shtetërore nuk mundësojnë sa duhet paisjen me mjete lëvizëse, ndërkohë që një numër organizatash të huaja humanitare kanë ofruar mbështetje për personat me vështirësi në lëvizje.

Vitet e fundit, thotë Saimiri, ka përmirësime në drejtim të përshtatjes së infrastrukturës lëvizëse në qendër të qyteteve dhe në institucione për personat me vështirësi në lëvizje.

Por, situata është problematike në periferi, ndërkohë që vërehet mungesa e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të respektuar sinjalistikën për lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar.

Në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar, qeveria rriti mbështetjen financiare për 5600 personat me aftësi të kufizuar, të grupit para dhe tetraplegjik. Është një rritje prej 4 mijë lekësh, për paketën e tyre higjeno-sanitare, duke e quar në 20 mijë lekë mbështetjen financiare që jep shteti për këtë kategori të personave në nevojë. Megjithatë, përfaqësues të personave para dhe tetraplegjikë thonë se jetesa për ta është mjaft e vështirë dhe thuajse e papërballueshme./VOA

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI