Flash

Në pushtet që nga 1994, Lukashenko merr mandatin e shtatë si president

Lapsi.al 27 January 2025
Në pushtet që nga 1994, Lukashenko merr mandatin e shtatë si

Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko është rizgjedhur president në zgjedhjet e mbajtura dje, duke fituar një mandat të 7-të pesëvjeçar.

Sipas ‘exit polleve’ ai ka marrë 87.6% të votave, të dhëna këto nga sondazhet e një televizioni shtetëror bjellorus.

Rivali i tij më i afërt, Sergei Syrankov mori 3,21 për qind i ndjekur nga Oleg Gaidukevich me 2,02 për qind Anna Kanopatskaya me 1,86 për qind dhe Alexander Khizhnyak me 1,74 për qind.

Sipas ligjit bjellorus, një kandidat duhet të sigurojë mbi 50 për qind të votave për të fituar presidencën.

Komisioni zgjedhor pritet të publikojë rezultatet përfundimtare deri më 5 shkurt.

Rreth 6,9 milionë qytetarë kishin të drejtë të votonin në zgjedhje.

Sipas Igor Karpenko, kryetarit të komisionit, rreth 500 vëzhgues ndërkombëtarë u akredituan për të monitoruar votimin.

Mediat ndërkombëtare bënë të ditur se procesi u karakterizua nga mungesa e entuziazmit. Edhe vetë Lukashenko nuk ka qenë i pranishëm në fushatën elektorale përballë 4 rivalëve thuajse të panjohur, duke u justifikuar se ka qenë shumë i zënë me punët e qeverisjes së vendit.

Ai ka qenë në detyrë që kur fitoi zgjedhjet e para presidenciale të vendit në vitin 1994.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI