Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Kontrolle në Gjermani dhe dëbime të shumta të emigrantëve pa dokumenta në kufi

Lapsi.al 27 January 2025
Kontrolle në Gjermani dhe dëbime të shumta të

Kushdo që nuk ka dokumente të vlefshme nuk do të lejohet më të hyjë në Gjermani dhe kontrolle të përhershme në kufi. Këto janë planet e CDU/CSU për politikën e migracionit, për të cilat pritet të votojë Bundestagu.

Në kuadrin e diskutimeve për politikën e migracionit, grupi parlamentar i partive CDU/CSU ka formuluar dy mocione për Bundestagun, në të cilat sqarohen edhe idetë për këtë temë.

Ndalimi i hyrjes për të gjithë pa dokumente të vlefshme

CDU/CSU kërkon një ndalim de facto të hyrjes në Gjermani për të gjithë personat që nuk kanë dokumente të vlefshme për të hyrë në Gjermani dhe që gëzojnë lirinë e lëvizjes që ekziston brenda BE - pavarësisht nëse ata bëjnë kërkesë për azil.

Ndër pesë pikat që sipas CDU/CSU duhet të zbatohen menjëherë, bën pjesë edhe "arrestimi i menjëhershëm dhe mbajtja në paraburgim" e personave të cilët janë të detyruar të largohen nga Gjermania. Për këtë duhet të rriten në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet përkatëse të burgjeve në landet gjermane.

Përveç tyre qeveria federale duhet të vërë sa më shpejt që të jetë e mundur në dispozicion të gjitha objektet që ka në zotërim, ndër të tjera kazermat e lira dhe kontejnerët e banimit.

Dëbime të përditshme

Partitë CDU/CSU kërkojnë gjithashtu që landeve gjermane t'u jepet më shumë mbështetje për dëbimin e personave që janë të detyruar për t'u larguar nga Gjermani. Dëbimet duhet të kryhen çdo ditë.

Po ashtu Policisë Federale duhet t'i jepet kompetenca për të bërë kërkesë për urdhër arresti dhe mbajtje në paraburgim në pritje të dëbimit për persona që gjatë kontrollove rezultojnë pa leje qëndrimi dhe qe duhet të largohen nga Gjermani. Gjithashtu kërkohet edhe ashpërsimi i së drejtës së qëndrimit për kriminelët dhe të ashtuquajturit persona të rrezikshëm.

SPD dhe të Gjelbrit: Kërkesa jokushtetuese

Partia socialdemokrate SPD dhe të Gjelbërit i konsiderojnë disa pika të mocioneve të partive CDU/CSU si jokushtetuese dhe në kundërshtim me ligjin e BE-së. CDU/CSU e kundështojnë këtë qëndrim duke argumentuar se ligji kombëtar duhet të ketë përparësi ndaj ligjit evropian, gjë që është gjithashtu e mundur në "situata të jashtëzakonshme emergjente".

Për të arritur një shumicë për miratimin e mocioneve në Bundestagun aktual, unionit CDU/CSU i nevojiten mbështetja dhe votat e disa partive. sepse vetëm votat e AfD-së, nuk do të mjaftoninin. Por nëse edhe deputetët e partisë liberale FDP dhe ata të partisë BSW do të votonin pro propozimeve të unionit CDU/CSU, atëhere do të arrihej shumica e nevojshme. Shkak për kërkesat e unionit CDU/CSU është sulmi vdekjeprurës me thikë i një afgani 28-vjeçar në qytetin e Ashafenburgut./DW

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 27 janar 2025

Këtë të hënë, 27 janar 2025, euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet për 98.7 lekë. Dollari amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Pau...

09:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI