Flash

E rëndë në Francë, dy të mitur qëllojnë për vdekje me thikë 14-vjeçarin

Lapsi.al 25 January 2025
E rëndë në Francë, dy të mitur qëllojnë

Dy të mitur qëlluan me thikë një 14-vjeçar në Pars pasi ky i fundit nuk pranoi tu jepte telefonin. Siç raportohet 16 dhe 17-vjeçari e kanë qëlluar për vdekje pasi ai i ka kundërshtuar.

“Ndërsa djali i ri po largohej nga praktika e futbollit në mbrëmje, dy persona i kërkuan numrin e telefonit”, tha prokuroria.

Mediat e huaja shkruajnë se kur ai nuk pranoi ta dorëzonte, ata e goditën me thikë në shpatull. Një shoku i tij që ndodhej në vendngjarje i ka dhënë ndihmën e parë dhe ka qenë ai që ka ndihmuar autoritetet për identifikimin e autorëve.

"Ky është tmerr absolut," tha ndër të tjera Jean-Pierre Lecoq, kryebashkiak i qarkut të 6-të të Parisit.

Janë arrestuar dy të miturit, banues në Paris. 14-vjeçari u dërgua në spital, por pasditen e sotme iu nënshtrua plagëve të marra. Akuza ndaj dy të miturve, tentativë zhvatje që çoi në vdekjen e viktimës, dënohet me burgim të përjetshëm. Sipas prokurorisë, dy të miturit ishin tashmë të njohur për organet e akuzës për vjedhje dhe krime të tjera dhe në vjeshtë u ishte ndaluar çdo kontakt me njëri-tjetrin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI