Flash

DW: SHBA ngrin thuajse të gjithë ndihmat për botën e jashtme

Lapsi.al 25 January 2025
DW: SHBA ngrin thuajse të gjithë ndihmat për botën e jashtme

Ministri i ri i Jashtëm i SHBA-së ngrin thuajse të gjithë ndihmat për botën e jashtme. Përjashtimet e vetme: ndihmat ushqimore për raste urgjente dhe ndihmat financiare ushtarake për Izraelin dhe Egjiptin. Ministri i ri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, ka urdhëruar ngrirjen e thuajse të gjitha ndihmave për botën e jashtme. Kjo merret vesh nga një letër e brendshme që ka mundur të sigurojë agjencia e lajmeve AFP.

Në letrën e brendshme drejtuar punonjësve thuhet se deri deri sa të jetë shqyrtuar dhe miratuar nëse janë apo jo "në përputhje me agjendën e Presidentit Trump" nuk do të livrohet apo premtohet asnjë lloj fondi ndihme apo të zgjaten marrveshjet për ndihmat ekzistuese.

Direktiva të reja

Urdhri i ri duket se prek gjithçka, që nga ndihmat për zhvillimin deri te ndihmat ushtarake. Megjithatë janë parashikuar shprehimisht përjashtime për ndihmat financiare ushtarake  për Izraelin dhe Egjiptin. Izraeli merr nga jashtë rreth 3.3 miliardë dollarë ndihma financiare ushtarake në vit, kurse Egjipti rreth 1.3 miliardë dollarë.

Po ashtu nga ngrirja duket se janë përjashturar edhe ndihmat ushqimore për raste emergjente. Në shkresë kërkohet që të gjitha ndihmat për botën e jashtme të rishqyrtohen brenda ministrisë brenda 85 ditëve./DW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI